Flash News

KRYESORE

Bejtja e sfidon me sondazh live, Rama e ironizon: Na sill një gotë raki dhe qepë të njomë këtu

Bejtja e sfidon me sondazh live, Rama e ironizon: Na sill një gotë

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmë përballë një paneli gazetarësh në emisionin ‘Opinion’ në tv Klan.

Ndër të tjera, gazetari Andi Bjetja e sfidoi Ramën që të hapej live një sondazh gjatë emisionit, nëse shqiptarët do donin që ai të ndiqte rrugën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pra të jepte dorëheqjen dhe të shpallte zgjedhje të parakohshme pas refuzimit të nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE.

Por, kryeministri ka nisur të ironizojë Bejten, duke kërkuar raki dhe qepë të njomë për të.

Gazetari: hapni një sondazh, nëse duhet të japë dorëheqjen kryeministri si Zaevi kaq. Bëje këtë dhe flasim… O iki unë nga zanati, o ikën ti!

Rama: Na bjer dhe një gotë raki këtu dhe ndonjë qepë të njomë...

Gazetari: Jo mo se ja ke marrë dorën…

Edi Rama: Ndonjë qepë të njomë për Bejten

Gazetari: Po shih ndonjë Netflix se ngele me termat e realizmit socialist o dreq

Edi Rama: Kjo është bisedë serioze

Andi Bejtja: Shih ndonjë Netflix se ngele Sami Ameni, rakia..Hape mo sondazhin…

Të fundit