Flash News

KRYESORE

Bejtja propozon: Baton Haxhiu të shpallet “i padëshiruar” në Shqipëri

Bejtja propozon: Baton Haxhiu të shpallet “i padëshiruar”

Gazetari Andi Bejtja në emisionin ‘Opinion është shprehur se drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu duhet shpallur “non grata” në Shqipëri.

Gjithçka nisi kur po diskutohej për historikun e vjedhjes së votave ndër vite në Shqipëri. Për gazetarin Andi Bejtja nuk mund të mbrohet vjedhja e votave në përgjimet e publikuara nga “Bild” apo kriminelët e përgjuar aty, siç ben Haxhiu.

Në lidhje më këtë shqetësim të Bejtjes, Haxhiu iu përgjigj se kishte deklaruar se kriminelët që dëgjohen në keto përgjime, ai i konsideron kriminelë dhe që me ta duhet të merret drejtësia.

Megjithatë, sipas tij, si kriminelë të votave duhen trajtuar edhe ata me kollare.

Të fundit