Flash News

KRYESORE

Beketi fiton zyrtarisht gjyqin me qeverinë. Avokati: Edi Rama mbylli padrejtësisht Agon Channel

Media Law360 me qendër në Kanada njofton se shteti shqiptar është i detyruar t’i paguajë 125 milionë dollarë biznesmenit italian, Françesko Beketi për mbylljen e njëanshme të televizionit Agon Channel.

Në artikull shkruhet se të mërkurën avokati i palës paditëse sqaroi se gjykata arriti në përfundimin se “kur merren së bashku, të gjitha çështjet e diskutuara, mbështesin fuqishëm  përfundimin se vendimet e sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër paditësve”.

Becchetti ka vlerësuar vendimin e gjykatës i cili erdhi pas një beteje 4 vjeçare. Partnerja e tij në ekipin ligjor, Debevoise & Plimpton LLP Catherine Amirfar, përshëndeti vendimin e gjykatës duke thënë se “ky vendim është një vërejtje e fortë kundër sjelljes së paligjshme të autoriteteve shqiptare për të sulmuar mediat e pavarura dhe na kujton të gjithë vitalitetin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit.”

Autorët e artikullit informativ ligjor janë përpjekur të kontaktojnë avokatin e Shqipërisë por ai nuk ka qenë e mundur të arrihet. Vendimi vjen dy vite pasi gjykata e ICSID kërkoi nga Shqipëria që të ndalojë procedurat e ekstradimit kundër Becchettit në lidhje me hetimet tatimore dhe penale.

Tashmë prej dy ditësh ky vendim është konfirmuar nga ana e avokatëve të Becchettit dhe Shqipërisë i mbetet një faturë prej 125 milionw dollarwsh (ose 111 milion eurosh) për një vendim, mesa duket jo të ligjshëm të ndërmarrë nga qeveria. Law360 është krijuar 15 vite më parë dhe është e specializuar në analizimin dhe pasqyrimin e lajmeve me karakter juridik.

Të fundit