Flash News

KRYESORE

Bella Hadidi falenderon publikisht stilisten shqiptare për veshjen e saj në MTV Video Music Awards

Bella Hadidi falenderon publikisht stilisten shqiptare për veshjen e saj
Fama e stilistëve shqiptarë tashmë ka kaluar përtej kufijve dhe ka shkuar deri në Hollywood, ku emrat më të njohur e më të famshmë për momentin po vishen çdo herë e më shumë prej stilistëve shqiptarë. Kryesisht shqiptarëve nga Kosova të cilët po investohen gjithnjë e më shumë në këtë industri. Modelja e njohur, Bella Hadid u shfaq në ‘MTV Video Music Awards 2020’ me një veshje të stiluar nga Carlos Nazario dhe të realizuar nga një dizajnere e talentuar shqiptare, Nensi Dojaka, e cila ka përfunduar studimet për modë në Londër. “Bella Hadid bëri ëndrrat e mia realitet. Jashtëzakonisht mirënjohëse. Kaq shumë dashuri. Bella në VMA-s me një veshje nga koleksioni vjeshtë-dimër 2020 i prezantuar në Fashion Fest”, shkruante Nensi në profilin e saj në Instagram.
E ndërsa Bella Hadid e ka falenderuar publikisht Nensin, teksa shkruan: “E veshur nga një dizajnere e re, jashtë mase e talentuar @nensidojaka stiluar nga vëllai im @mr_carlos_nazario”.

Të fundit