Flash News

KRYESORE

Ben Andoni: Anulimi i zgjedhjeve nga Meta, vendim i vonuar

Ben Andoni: Anulimi i zgjedhjeve nga Meta, vendim i vonuar

I ftuar në emisionin ‘Argument’ ne Scan Tv, analisti Ben Andoni lidhur me situatën politike në vend, është shprehur se vendimin Presidenti Meta mund ta kishte marrë akoma dhe më herët, pa u agravuar deri këtu gjendja.

“Vendimin mund ta kishte marrë edhe duke u konsultuar me krerët e grupeve parlamentare. Sipas mendimit tim, Presidenti Meta është në një pozicion të vështirë, për shkak se ai e ka të vështirë të shkëputet nga rrënjët e tij të futura thellë në politikë. Në Shqipëri ka 2 probleme të rëndësishme, që janë demokracia e brendshme e partive, dhe mosndëshkimi. Secili mund të bëj ç’të dojë pa marrë pasojat e nevojshme të veprimeve të tij”, ka mbyllur Andoni.

Të fundit