Flash News

KRYESORE

Ben Andoni: Demokracia shqiptare nuk ka ecur përpara, përgjegjëse partitë politike

Ben Andoni: Demokracia shqiptare nuk ka ecur përpara, përgjegjëse

Analisti Ben Andoni deklaroi se në 30 qershor nuk pati zgjedhje, por thjesht votime. I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, ai tha se të gjitha problematikat që manifestoi procesi i 30 qershori do të pasqyrohen në raportet e misioneve dhe agjencive ndërkombëtare.

Andoni u shpreh se raporti i DASH ka referenca të forta për të dalë në përfundimin se demokracia shqiptare nuk ka ecur përpara.

“Në fakt zgjedhjet, të them caku, se këto tamam ishin votime. Ky cak kaloi provën e vet dhe kjo ishte disi absurde. Situata politike në Shqipëri dhe i gjithë procesi që manifestoi 30 qershorin do të dalë me probleme pas një viti. Sidomos raporti i DASH, por jo vetëm dhe do të tregojnë se demokracia në Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara. Përgjegjësia është e të gjitha palëve shqiptare”- u shpreh Andoni.

Të fundit