Flash News

KRYESORE

Ben Blushi fushatë në zonën e Tahirit: Deputetët tuaj kanë votuar që plehrat e Italisë të vijnë tek ju

Ben Blushi fushatë në zonën e Tahirit: Deputetët tuaj

Kreu i Partisë “LIBRA”, Ben Blushi në një takim me banorët e zonës së Kombinati në Tiranë, aty ku 4 vite më parë, Saimir Tahiri u zgjodh deputet.

 “Kombinati ka mbetur nje kioskë. Kombinati ka qenë nga pasuritë më të mëdha që  kemi trashëguar pas viteve 90. Keshtu e bënë Shqipërinë për 26 vjet  Saliu, Edi Rama, Ilir Meta e me radhë. A dini gjë se kë keni deputet ju ne Kombinat?  A ju kanë ardhur ndonjëherë? Çfarë bëjnë ata kur vijnë tek ju?

Nga cadra s’keni asnjë deputet. Deputetët  e zonës tuaj kanë shkuar në parlament vetëm për të bërë dëme. Kanë votuar për të mbushur Shqipërinë me kanabis, apo kanë votuar për ligjin e arsimit të lartë , si e si të lënë të rinjtë pa shkollë. Kanë votuar, se si plehrat e Italisë të vijnë tek ju. Ju jeni njerëzit më të rrezikuar nga ndotja. Po hani ushqim të ndotur, po pini  ujë të ndotur  dhe po merrni ajër të ndotur. Klasa politike  që ju keni votuar është më e degraduara në Evropë. Vjedh ilaçet e njerëzve, supën  në spital, vjedh ujin e tyre dhe ajrin  e popullit” tha Blushi.

Të fundit