Flash News

KRYESORE

Ben Blushi - Lindita Nikollës: “Je totalisht injorante. Dërgoje bodigardin për të marrë 3 mijë euro për një vend pune

Ben Blushi - Lindita Nikollës: “Je totalisht injorante. Dërgoje

Deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi, nuk ndalet. Gjatë replikave në seancën e sotme parlamentare ai sulmoi ashpër ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, duke e quajtur atë injorante dhe një fatkeqësi për maturantët.

Reagimi i Blushit erdhi fill pas deklaratave me tone të ashpra të ministres Nikolla ndaj tij dhe Mimoza Hafizit.

“Askush nuk do mbahet mend që ke pasur një bodigard që dërgonte për të marrë 3 mijë Euro për një vend pune. Bodigardi jot është arrestuar zonjë. Sepse je injorante totalisht. Është fatkeqësi për të gjithë maturantët e Shqipërisë. Dhe kur të çohesh herë tjetër këtu dhe të flasësh me atë zonjë (për Mimoza Hafizin) mati fjalët mirë, sepse ti je një injorante”, tha Blushi.

Të fundit