Flash News

KRYESORE

Benardi po kalon kohë të vështira, Xheni nuk i jep të haje; ai lëpin pirunin

Benardi po kalon kohë të vështira, Xheni nuk i jep të haje;

Si i dënuar për të ngrënë vetëm kur i jep dritën jeshile Xheni, Benardi po kalon kohëra të vështira në shtëpinë e Big Brotherit.

Ai e pyet partneren e tij nëse mund të hajë një copë keku që ka përpara në tavolinë, por përgjigja fillestare e Xhenit është “mizore”.

“Jo!”, ja pret ajo e vendosur, për të shtuar më pas: “Haje, haje se nuk mund të rrish ti”.

Por Benardi nuk është ngopur dhe kërkon lejen për të marrë akoma më shumë, ndërsa maksimumi që i ofron Xheni është që të lëpijë pirunin e bërë me brum keku. Pasi refuzon njëherë, Benardi nuk i reziston dot më tundimit dhe e lëpin pirunin, ndërsa Xheni qesh me të.

“Tërhiq e mos e këput” me ushqimin vazhdon edhe më vonë. Benardi do të hajë një kos, por Xheni nuk i jep. Ajo i kujton që është i dënuar dhe të mos e lusë më për kos.

Të fundit