Flash News

KRYESORE

Benatia: Më donte Milani, por edhe te Juventusi mund të rikthehesha

Benatia: Më donte Milani, por edhe te Juventusi mund të rikthehesha

Medhi Benatia la Juventusin për një ofertë "bombastike" nga Katari 10 muaj më parë, por duket se ka qenë pranë transferimit te Milani. Lajmin e ka dhënë vetë marokeni duke folur për “Tuttosport”.

“Milani më kërkoi me ngulm, më donnte vërtet. Isha realisht shumë pranë kalimit te Milani gjatë verës", ka deklaruar Benatia, i cili më parë ka luajtur edhe te Bayern dhe Roma.

Juventusi ka tentuar ta rimarrë Benatian pas dëmtimit që pësoi Chiellini në verë, por në fund nuk u krye. "Paratici më telefonoi. Ishte një mundësi e mirë për mua, por klubi im aktual nuk pranoi. Respektova vendimin e tyre", ka shtuar mbrojtësi.

Të fundit