Flash News

KRYESORE

Bëni gjumë të shqetësuar? Me këto zakone mund të flini më qetë

Bëni gjumë të shqetësuar? Me këto zakone mund të

Mungesa e gjumit, apo cilësia e dobët mund të ndikojë negativisht në përditshmërinë e në përgjithësi në jetën tonë.

Nëse vuani nga pagjumësia, disa zakone mund të bëjnë që të flini më rehat.

Zgjohuni çdo mëngjes në të njëjtën orë

Duke ndjekur një orar të caktuar, ndihmoni organizmin të krijojë një program ditor.

Mundohuni të ekspozoheni për pak minuta në dritën e diellit

Nëse gjatë gjithë ditës qëndroni larg dritës natyrale atëherë ora juaj biologjike fillon e shpërqëndrohet. Vetëm drita natyrale e ndihmon atë të koordinohet sërish.

Ushtrohuni

Duke lodhur trupin gjatë ditës, gjatë darkës do të keni nevojë për çlodhje më shpejt se zakonisht.

Mbani një bllok shënimesh

Kjo do ju ndihmojë të jeni të organizuar e të mos keni ankth e mendime kur shtriheni për të fjetur.

Mbajeni celularin larg

Është vërtetuar se drita e telefonit e shpërqëndron sistemin njerëzor dhe e mban atë zgjuar.

Burimi: revista class

Të fundit