Flash News

KRYESORE

“Bëni kujdes!”, Rama injoron sërish paralajmërimin e Gjermanisë: Ndryshimet kushtetuese kalojnë në 30 korrik, e kryer!

“Bëni kujdes!”, Rama injoron sërish paralajmërimin e

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish i vendosur sot në fjalën e tij në seancën parlamentare, se ndryshimet kushtetuese të konkretizuara me një marrëveshje me opozitën parlamentare do të votohen në seancën e 30 korrikut.

Ndonëse më herët, Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, si dhe raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU i ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit për të mos bërë veprime të njëanshme me ndryshimin e kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore sipas vullnetit të partive, Rama u shpreh i prerë se ndryshimet kushtetuese do kalojnë me votat e shumicës dhe opozitës parlamentare.

Partia Socialiste po tenton ndryshime jashtë marrëveshjes: heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten?” thekson raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestagun gjerman.

Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten?

Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm, nëse partitë e rëndësishme brenda dhe jashtë parlamentit bien dakord për to.

Jam i bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshëm!”- shkruan raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestag.

30 korriku do votohet, duan apo s’duan atyre që nga jashtë parlamentit mendojnë se sa më shumë bërtasin aq më shumë do fitojnë. Asgjë s’kanë për të fituar në atë rrugë, kemi votuar 5 qershorin dhe do i qëndrojmë asaj marrëveshje. Ata që thonë se 30 korriku cenon 5 qershorin, nuk dinë ca flasin.

5 qershori nuk është bllokimi i neneve, por ka thelb administratën zgjedhore, financimi i partive dhe nuk preken e do zbatohen sic kemi rënë dakord. Pas votimit të gjithë kanë të drejtë të diskutojnë, ndaj e përsëris apelin për PD dhe grupin jashtëparlamentar të mos lodhen duke kundërshtuar 30 korrik, është një marrëveshje nënshkruar dhe ata që e kanë marrë përsipër do e votojnë, është e mbyllur dhe vullneti i këtij parlamenti që mund të jetë ilegjitim për Metën sipas rastit se kur votohet 5 qershori nuk janë ilegjitim”, tha Rama sot në Kuvend.

Më herët, Rama iu përgjigj prerë edhe zv/kryetarit të grupit të CDU-CSU-së në Bungestagun gjerman, Johann Wadephul i cili i kërkoi mazhorancës dhe Kuvendit të Shqipërisë që të votojë pa asnjë ndryshim draftin e Kodit Zgjedhor të dakordësuar në mes palëve në Këshillin Politik.

Rama e cilësoi deklaratën e tij zhgënjyese dhe përçmuese ndaj Kuvendit të Shqipërisë, duke thënë se Wadephul është mik i Lulzim Bashës dhe se deklarata e tij se mos respektimi i marrëveshjes së 5 Qershorit mund të cenojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE nuk qëndron. Kryeministri Rama tha se Kuvendi është sovran dhe askush nuk mund të dalë mbi të”.

Të fundit