Flash News

KRYESORE

Bënte “kërdinë” me vjedhje banesash, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Gjermani

Bënte “kërdinë” me vjedhje banesash, arrestohet

Është vënë në pranga një i ri shqiptar, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me vjedhje banesash. Sipas policisë, në bashkëpunim me homologët gjermanë, kanë arrestuar  A.L, 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer rreth 25 vjedhje banesash në rajonin Bochum, Gjermani, ku kanë përvetësuar sasi të konsiderueshme parash, bizhuteri, orë të markave të shtrenjta, pajisje elektronike etj.

“Në pranga një 27 vjeçar, i shpallur person në kërkim europian, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave”.

Pas një pune të mirëorganizuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe Task Forca “Anti - Skifter” në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale si dhe Komisariatin e Policisë Durrës, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit shqiptar, A.L, 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës.

Ky shtetas ishte person i shpallur person në kërkim europian, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave ”, person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga legjislacioni gjerman dhe nga nenet 287/1, 134/3 dhe 333/a të Kodit Penal Shqiptar.

Ndalimi u bë në zbatim të letër-porosisë së organeve ligjzbatuese Gjermane, pasi u regjistrua procedimi penal nr. 39/ viti 2019, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer rreth 25 vjedhje banesash në rajonin Bochum, Gjermani, ku kanë përvetësuar sasi të konsiderueshme parash, bizhuteri, orë të markave të shtrenjta, paisje elektronike etj.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu sekuestruan disa dokumenta për transferta parash nga Gjermania në Shqipëri, orë të markave të shtrenjta, telefona celularë, bizhuteri si dhe një automjet.

Në bashkërendim me organet ligjzbatuese të rajonit të Bochumit, Gjermani, Task Forca “Anti - Skifter” dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtij grupi të strukturuar, ku deri tani është provuar se ka kryer 25 vjedhje banesash, por dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë rajon.

Aktiviteti kriminal i këtij grupi shtrihet në periudhën kohore 2015-2018 në dhjetë rajone në Gjemani”, sqaron policia.

Të fundit