Flash News

KRYESORE

Bënte postime kundër homoseksualëve, MTV pushon nga puna aktorin e “Teen Mom 2”

Bënte postime kundër homoseksualëve, MTV pushon nga puna aktorin

MTV ka pushuar nga puna yllin e shfaqjes ‘Teen Mom 2’ për komentet e pahijshme rreth njerëzve që janë pjesë e komunitetit LGBT. Rrjeti njoftoi me anë të një postimi në Twitter se kontrata me David Eason ka përfunduar.

Aktori shkruante për prindërit homoseksualë dhe transgjinorë duke thënë se duhet ti mësojnë fëmijëve morale më të mira. Ai shtoi se nuk do lejonte që fëmijët e tij të ishin të tillë apo të shoqëroheshin me fëmijë që i përkasin këtij komuniteti. MTV tha se komentet e tij personale nuk kanë ndikuar në audiencë, kështu nuk ka bërë të qartë arsyen e largimit të tij nga shfaqja, por ka pasur spekulime rreth postimeve të tij në rrjetin social Twitter.

Të fundit