Flash News

KRYESORE

Beqaj del me tjetër propozim: Familjeve të varfra tu japim smartphon apo tablet

Beqaj del me tjetër propozim: Familjeve të varfra tu japim smartphon

Ndërsa  është lakuar këto ditë në media mbi deklaratën e bujshme kur tha se në këto kohë pandemie duhet të ulen pagat, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj del me një tjetër propozim të ri sot në foltoren e Kuvendit.

Sipas Beqajt, propozoi që familjeve të varfra tu mundësohet edhe akses në internet, nësoj siç u krye me dekoderin për sinjalin e TVSH-së.

“Për 10 vitet e ardhshme duhet ta zhvillojmë tekenologjinë e informacionit. Ne e dime që kemi njerëz që ende u kemi borxh ujin e pishëm, u kemi borxh rrugën, kanalizimin, por ndoshta këtë barrierën e re të vendosim të mos e përdorim që në fillim. Sugjerimi im është brenda të gjithë prioriteteve të vëmë edhe një tjetër. Universalitetin në teknologjinë e informacionit. Çdo familje të varfër siç i japim japim kompensim faturë energjie ti garantojmë X mijë lekë në muaj akses në internet. Dhe siç iu dha familjeve të varfra dekoderi për sinjalin publik të TVSH, tu japim edhe smartphon-in apo tabletin”, u shpreh Beqaj.

Të fundit