Flash News

KRYESORE

Berat Buzhala: Rama nuk ka pse t’i kërkojë falje Kosovës, por Baton Haxhiut

Berat Buzhala: Rama nuk ka pse t’i kërkojë falje Kosovës,

Pas reagimit të gazetarit Baton Haxhiu, që e ka cilësuar mosdekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të jashtëm si gabim historik, vjen reagimi i gazetarit Berat Buzhala.

Buzhala është shprehur në reagimin e tij, se qasja e Ramës dhe Haxhiut ndaj Gent Cakës, ishte ta bënin atë mish për top.

Buzhala thekson se Rama nuk ka pse t’i kërkojë falje Kosovës, sepse Cakaj kandidonte për postin e ministrit të jashtëm në Shqipëri, jo në Kosovë.

Postimi i plotë:

Ne Kosove, nese flasim me gjuhe popullore, qasja e Edi Rames, por edhe e Batonit Haxhiut, karshi Gent Cakes, ishte kjo: Mish per top.

Edi Rama nuk ka nevoje me i kerku falje Kosoves per pamundesine e emerimit te Gentit ne krye te Ministrise se Puneve te Jashtme. Me sa kam une njohuri Genti nuk po emerohej aty si Minister i Puneve te Jashtme te Kosoves, por si minister i Puneve te Jashtme te Shqiperise. Rama, e Batoni, as nuk i kane borxh Kosoves e as Kosova nuk iu ka borxh atyre.

Fatkeqesia, e per kete me vjen shume keq, eshte qe Genti u perdore nga Rama, ndoshta edhe nga Batoni, per qerim hesapesh te brendshme. Kane mendu, qe duke e propozu nje djale nga Kosova per kreun e diplomacise, do te perfitojne nga simpatia patriotike. Mirepo me kerku meshire ne raste te ketilla eshte naivitet.

Gentin nuk e ka propozu populli i Kosoves, ne nje referendum, per Minister te Puneve te Jashtme. Gentin, po besoj, e ka propozu Batoni. Prandaj Edi Rama mundet me i kerku falje vec Batonit.

Të fundit