Flash News

KRYESORE

Berat/ Vdekja e binjakëve 5 muajsh, shefi i pediatrisë: Jemi të tronditur, mister shkaku

Berat/ Vdekja e binjakëve 5 muajsh, shefi i pediatrisë: Jemi të

Mister vdekja e binjakëve vetëm 5 muajsh, që u çuan pa shenja jete në mëngjesin e sotëm në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal Berat. Nga autopsia e kryer te foshnjat, nuk ka rezultuar të ketë pasur shenja helmimi apo dhune.

Foshnjat binjake jetonin me prindërit Eduard dhe Merushe Agalliu dhe me motrën 6-vjeçe dhe vëllain 5-vjeç në një banesë dy katëshe në periferi të qytetit, në lagjen “Uznovë”

Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, Vladimir Kumaraku dha detajet nga kjo ngjarje në Abc news.

“Dy fëmijët binjakë u paraqitën në repartin e pediatrisë pa shenja vitale, asnjë shenjë jete madje kishin filluar edhe shenja të tjera që tregonin se vdekja ka ndodhur minuta më përpara. Foshnjat u mbajtën në repart derisa erdhi policia. Më pas filluam me procedurat për gjetjen e shkakut të vdekjes së tyre. Është ngjarje që na trondit të gjithëve, por që deri tani mbetet enigmë shkaku i vdekjes.

Sipas të dhënave tona, fëmijët nuk kanë qenë në ndjekje mjekësore, nuk ka qenë të sëmurë deri në çastin e vdekjes. Familjarët nuk paraqiten ndonjë gjë konkrete, por i sollën në gjendjen kur nuk kishin asnjë shenjë jete.”, tha mjeku pediatër.

Të fundit