Flash News

KRYESORE

Berat, vdes në spital 49-vjeçari, familja akuzon mjekët për mjekim të gabuar

Berat, vdes në spital 49-vjeçari, familja akuzon mjekët

Dje, më datë 01.09.2017, në Spitalin Rajonal të Beratit ka ndërruar jetë shtetasi T.M 49 vjeç, banues në Berat.

Familjarët e shtetasit T.M pretendojnë për mjekim të pakujdesshëm nga ana e mjekëve.

Grupi hetimor kreu të gjitha veprimet hetimore dhe pritet akti i ekspertimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.

Po ashtu  sot filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: A.V, 46 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi në urgjencën e Spitalit Rajonal të Berat ka goditur ne fytyrë infermierin e turnit, shtetasin A.K, 30 vjeç, banues në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

 

Të fundit