Flash News

KRYESORE

Berati e shpalli qytetare nderi presidenten kroate, sociologu: Pse e shfaqni kaq hapur kompleksin e inferioritetit?

Berati e shpalli qytetare nderi presidenten kroate, sociologu: Pse e shfaqni kaq

Këshilli Bashkiak i Beratit ka zhvilluar sot në një mbledhje jashtë radhe, me rastin e vizitës së Presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç në këtë qytet.

Këshilli miratoi dhënien e titullit “Qytetar Nderi”, për presidenten me motivacionin; si një personalitet i spikatur në fushën e politikës e më gjërë, dhe si një model i shkëlqyer për paqen dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Vendimi është kritikuar nga sociologu Ergys Mërtiri, i cili shprehet se nuk e kupton se pse këshilltarët e kësaj bashkie vuajnë nga komplekset e inferioritetit, ndersa ironizon edhe kryeministrin Rama se si ka mundësi që nuk është kuajtuar të ndal një veprim të tillë.

“Që jeni ca fshatarë ordinerë pa vlerë e vetëvlerësim, këtë e kuptoj, por përse dreqin i shfaqni kaq serbes komplekset tuaja si qenie inferiore?! Po ky i gjati që e mban veten për parisien, nuk u kujtua t'i ndalë këto idiotllëqe, apo ka kuptuar se lapangjosllëku është më me leverdi!”.

Reagimi i plotë:

Qyteti mijëravjeçar i Beratit, një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare që në periudhen antike, i jep sot titullin qytetar nderi Presidentes Kroate!

Pyetja e parë e një qenieje normale në të tilla raste do të ishte: Çfarë ka bërë kjo zonja për Beratin?

Por, ju siguroj se kjo është një pyetje pa vend. Qeniet provinciale nuk kanë nevojë të bësh diçka që të nderohen me ty. Nderohen thejsht se i begenise, sepse, meqë të ra rruga këndej, gjete pak kohë të ndalesh tek ata, sa për një kafe!

Po çfarë ka bërë kjo zonja, për tu ndjerë kaq të kënaqur për ardhjen e saj?

Ka spikatur në televizor duke bërë tifozllëk për kombëtaren e vendit të saj që shkoi deri në finale! Pak iu duket?!

Sipas motivacionit zyrtar, ky titull jepet, për shkak të vizitës që ajo do të bëjë në këtë qytet, duke qenë se, sipas këtyre të shkretëve, ajo na qenka një grua e suksesshme (për hesap të vet, natyrisht).

E imagjinoj sesa do jetë habitur vetë Zonja Kitaroviç kur e ka marrë vesh këtë surprizë idiote, e sesa shumë do ketë qeshur me miqtë e saj duke diskutuar për këtë!

Që jeni ca fshatarë ordinerë pa vlerë e vetëvlerësim, këtë e kuptoj, por përse dreqin i shfaqni kaq serbes komplekset tuaja si qenie inferiore?! Po ky i gjati që e mban veten për parisien, nuk u kujtua t'i ndalë këto idiotllëqe, apo ka kuptuar se lapangjosllëku është më me leverdi!

Të fundit