Flash News

KRYESORE

‘Berati, një nga 5 qarqet me numrin më të madh të papunëve’, PD: Realiteti ndryshohet duke ndryshuar qeverinë

Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, në kuadër të takimeve me strukturat e partisë në rrethe sot është ndalur në Berat.

Takimin e pasqyron në Facebok, ku ndan edhe disa foto.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Si problematikë që evidentoi pas bashkëbisedimit me strukturat, Bardhi thotë se Berati është një nga 5 qarqet që ka më shumë të papunë.

Si shkak për këtë situatë Bardhi bën përgjegjëse qeverinë, që sipas tij ka sjellë mungesë investimesh, gjoba e braktisje të banorëve.

Ashtu siç e ka përmendur edhe në takimet në qarqe të tjera, Bardhi theksoi edhe njëherë se shqetësim mbetet reforma territoriale, për të cilën dhe më herët ka thënë se PD ka një plan konkret, teksa shtoi se realiteti mund të ndryshohet vetëm me ndërrimin e qeverisë.

“Berati një nga 5 qarqet me numrin më të madh të papunëve. Pothuajse në çdo takim, nga veriu në jugun e Shqipërisë, dështimi i reformës territoriale është një nga shqetësimet kryesore që ndaj me demokratët. Ata sjellin e zërin e banorëve, të cilët kërkojnë të kenë më pranë qendrën administrative, si dhe të kenë dikë me pushtet të plotë për të zgjidhur problemet e tyre.

Për të ndryshuar për mirë jetën në Berat, Urë Vajgurore, Poliçan, Skrapar dhe Kuçovë duhet të ndryshojmë qeverinë”, nënvizon Bardhi.

Të fundit