Flash News

KRYESORE

“Bëre gabim, largohu!”, aktivisti sulmon Ramën: Si mund t’u grabisësh qytetarëve 400 milion euro?

“Bëre gabim, largohu!”, aktivisti sulmon Ramën: Si mund

Aktivisti i njohur i shoqërisë civile Altin Hazizaj i kërkon kryeministrit Edi Rama të dorëhiqet pas ndjesës që ky i fundit u kërkoi kuksianëve duke thënë se nuk është i pagabueshëm.

Referuar taksimit të Rrugës së Kombit, Hazizaj thotë se dëmi që iu bë nga protestuesit pronës publike, erdhi në fakt si shkak i shpërdorimit të detyrës të atij që mbrojti vendimin e nënshkoi kontratën 400 milion euroshe me kopmaninë koncensionare.

"Përgjegjësia morale është pergjëgjesi politike! Bëre gabim, largohu! Kjo është politika në një sistem demokratik! Ai që e mbrojti vendimin dhe që nënshkroi kontratën 400 milione Euro ka edhe pergjegjesi penale! Mos-zbatimi i kontrates do të sjellë pasoja financiare edhe më të rënda! Ky dëm qe i behet prones publike erdhi si shkak i shpërdorimit të detyrës! A do të ketë kurajo prokuroria jo vetem të hetojë, por edhe të arrestojë fajtorët? Kjo është pyetja! Ndërkohe në fund të prillit 7 milione Euro duhet t'i jepen kompanise koncensionare gjalle-vdek! Kush i paguan keto?", ka deklaruar Hazizaj.

Të fundit