Flash News

KRYESORE

"Bëre një video porno dhe more famë", Bon Jovi nuk e duron Kim Kardashian

"Bëre një video porno dhe more famë", Bon Jovi nuk e

Kardashian-ët mund të jenë të ndjekur e të përfolur në gjithë botën por Bon Jovi nuk i duron dot. Bon Jovi bashkë me grupin e tij muzikor janë të adhuruar në të gjithë botën dhe asnjë nga ne nuk mund të diskutojë cilësinë e muzikës që kanë përcjellë këto 35 vite ne muzikë.

Kjo është dhe arsyeja pse ai nuk e duron dot faktin që vendoset në të njëjtin nivel me ato që quhen "yjet e momentit" dhe që nuk kanë pasur karrierën e tij.

"Është e tmerrshme që jetojmë në këtë lloj bote. Mund të them me plot gojën se nuk kam shpenzuar as edhe 60 sekonda të jetës me ato shtëpiaket bla bla bla si Kim Kardashian. Nuk e kam parë shoë-n e tyre, nuk është për mua. Çfarë do të shkruajë Kimi në autobiografinë e saj, pyet këngëtari, që bëri një film porno dhe kështu u bë e famshme? Jo jo, preferoj ta kaloj mbi këto gjëra. Shko shkruaj një libër, krijo një pikturë, studio, këndo, bëj diçka,"- ka thënë Bon Jovi për Kim Kardashian.

Të fundit