Flash News

KRYESORE

“Bëri fushatë për mua, ka ardhur këtu me PD”, cilin deputet e cilësoi Rama si ‘rast unikal’ në planet

“Bëri fushatë për mua, ka ardhur këtu me PD”,

Duke folur për listat e hapura apo debati mbi ndalimin e koalicioneve si propozim zyrtar nga disa deputetë të opozitës parlamentare me në krye Myslim Murrizin, kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputet të opozitës parlamentare.

Ndonëse nuk i përmendi emër, deputeti që doli kundër nismës ishte Lefter Maliqi, të cilin Rama e cilësoi si një rast unikal.

“Kur vjen puna tek koalicionet mos më bëni të flas. Do i kërkoj ndjesë Murrizit se do i kopjojë një shprehje. Është një deputet këtu që është produkti më domethënës e pse koalicionet nuk janë unitet demokratik në program.

Është një deputet që nuk ka votuar as për veten e vet. S’ka votuar, është i pari dhe i fundit në planet. Rasti unikal. Ka ardhur këtu me PD. Ka bërë fushatë për mua dhe mes dy kohërave ka kapur dhe ai një drejtori”, u shpreh kryeministri.

Të fundit