Flash News

KRYESORE

Bëri gafën me Kokëdhimën, Bledi Mane përpiqet të justifikohet dhe fajëson portalet

Bëri gafën me Kokëdhimën, Bledi Mane përpiqet të

Portalet në Shqipëri nuk janë kthyer vetëm në një burim të rëndësishëm informacioni, por shpesh herë përdoren nga politikanë dhe njerëz publik për të justifikuar fajet e tyre.

Njësoj ka vepruar edhe gazetari Beldi Mane, i cili dy ditë më parë publikoi në profilin e tij një foto të politikanit dhe biznesmenit Koço Kokëdhima pranë një vajzë, që gazetari pretendonte se ishte dashnorja, por në fakt ishte e bija e tij.

Ditën e djeshme vajza tjetër e Kokëdhimës, Besa, konfirmoi se në foto ishin babai dhe motra e saj.

I gjendur në këtë situatë, Mane ka bërë një reagim ku postimin e tij përpiqet ta justifikojë si “provë ndaj portaleve”. Ai thotë se eksperimentoi me një lajm të trilluar për të tesuar “mediumet dhe blogjet dembele të Tiranës”. Por gazetari nuk thotë se përse duhet të priste reagimin e familjarëve të Kokëdhimës për të hedhur poshtë pretendimin e tij, kur ata mund ta bënte pak minuta pasi lajmi u shpërnda nga pak portale.

Reagimi i Bledi Manes:

NDAJ MOS VIDHNI PËRSËRI!

Para pak oresh eksperimentova rreth 30 minuta me nje lajm te trilluar. Eksperimentova duke testuar edhe nje here tjeter mediumet dhe blogjet dembele te Tiranes. Si gjithmone lajmin ma vodhen pa marre leje dhe pa pyetur per autenticitetin. Une shkruaj, lodhem, argumentoj, verifikoj dhe askujt nuk i kerkoj honorare apo pagesa. Nese dikush kerkon te publikoje lajmet apo artikujt e mi thjesht do mjaftonte nje komunikim rutine. Sot disa mediume te njohura rane viktime dhe le tu sherbeje si mesim. Heres tjeter mos vidhni, thjesht me informoni qe do publikoni lajmet e mia. Levizeni bythen dhe mos rrini gjithe kohes duke gjurmuar profilet e te tjereve!

Pergjegjesia ligjore dhe morale per lajmet e mia mbetet e imja, ju thjesht justifikoheni duke qene referues.

Dont imitate, inovate!

Të fundit