Flash News

KRYESORE

Bëri shenjë lufte në mbështetje të Erdoganit, tifozët i bëjnë ultimatum Juventusit

Bëri shenjë lufte në mbështetje të Erdoganit,

Tifozët e Juventusit nuk janë thjesht mbështetës nga ekrani i televizionit apo celularit. Bardhezinjtë, të cilët kanë sfiduar shpesh edhe presidentin Agnelli me kërkesat e tyre, së fundmi kanë një tjetër dëshirë absolute ndaj klubit.

Ata duan që Juventusi të përjashtojë mbrojtësin Merih Demiral. Arsyeja është mjaft e kuptueshme bazuar në lajmet e fundit: ky lojtar ka pikëpamje politike të papranueshme për ta.

Demiral ka luajtur në ndeshjet e tetorit ndaj Shqipërisë dhe Francës. Ai me siguri e ka bindur trajnerin Sarri me performancat e tij, por jo me një episod të turpshëm. Bashkë me lojtarët e tjerë të kombëtares së tij, Demiral festoi me një veprrim ushtarak duke shprehur mbështetjen për presidentin Erdogan.

Kjo ka nxitur tifozët e Juventusit t'i dalin kundër dhe të kërkojnë largimin e tij. Një vendim të tillë mori St. Pauli për lojtarin Cenk Sahin. Ky i fundit ka bërë një veprim të ngjashëm në një ndeshje tjetër, por jo me kombëtaren.

Të fundit