Flash News

KRYESORE

Bëri sherr dhe i vuri flakën lokalit, humbin jetën 18 persona që ndodheshin brenda

Bëri sherr dhe i vuri flakën lokalit, humbin jetën 18 persona

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rajonin jugor të Kinës, ku të paktën18 persona kanë humbur jetën dhe të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një lokal nate.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit Yingde, në provincën Guangdong, ndërkohë që policia ka arrestuar ditën e sotme një 32-vjeçar i cili kishte vënë zjarrin.

Sipas mediave vendase, i arrestuari ishte shprehur se e ka vënë zjarrin në gjendje të dehur pas sherrit me disa të panjohur në lokal.

Lokali të cilit i’u vu flaka ishte një ndër lokalet më të frekuentuara në atë zonë.

Të fundit