Flash News

KRYESORE

Bëri sherr me Shpëtim Idrizin për çështjen çame, Beci shfaqet në foto me Janullatos

Pak ditë më parë, kreu i PDIU-së u përfshi në debate me publicistin Orfea Beci sa i takon çështjes çame. Sot, historiani Arben Llalla ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook, duke thënë se Beci është pjesë e Kishës Ortodokse Autoqefale.

“Me rreth të kuq është Orfea BECI, që thirret si gazetar, por ai është pjesë e KOASH, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Orfea BECIA para disa ditësh në TV NEWS24, e quajti Çështjen Çame, çështje ullinjsh, por Shpëtim Idrizi i tha pyet gruan në shtëpi për Çështjen Çame. Siç shihet janë përsëri njerzit e Kryepeshkop Anastasit që provokojnë shqiptarët duke i ofenduar. Gruaja e Orfea Becit është me origjinë çame, pra kur ka ofenduar çamët ka ofenduar gruan dhe fëmijët e tij Orfea Beci, njeriu besnik i Janullatosit”, shkruan Llalla.

Të fundit