Flash News

KRYESORE

Berisha akuzon Ramën për spastrim kombëtar: Do bllokojë negociatat për pushtet

Berisha akuzon Ramën për spastrim kombëtar: Do bllokojë

Ish kryeministri dhe ish kryetari i PD-së Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin aktual Edi Rama se po kryen spastrim të popullsisë shqiptare, ndërsa do të bllokojë negociatat pasi synon vetëm pushtetin e tij.

“Ky zbaton me fanatizëm politikat e spastrimit kombëtar. Dhe Vaso Cubriloviç do ta dekoronte këtë njeri. Janë larguar 420 mijë shqiptarë në katër vite në një kohë kur Shqipëria sot nuk është Shqipëria e vitit 1991 me 204 dollarë për frymë, është me 12 mijë dollarë për frymë sipas fuqisë blerëse. Kjo ndodh se zbatohen politika që nuk u lënë alternativë tjetër. U vritet shpresa.”, tha Berisha në Ora News.

Ai shtoi se Rama e kundërshton përfshirjen e ODIHR-it në reformën zgjedhore se dëshiron me çdo kusht të bllokojë negociatat.

“Nuk pyet për asgjë tjetër përveç karriges së pushtetit ekzekutiv dhe parave të tij. Nëse do të ishte serioz ky, Gjykatat Kushtetuese do të ishte ngritur me kohë, Gjykata e Lartë, SPAK, BKH.”, shtoi ai.

Të fundit