Flash News

KRYESORE

Berisha: Azem Hajdari u bë lider në pak kohë, vuri peng fëmijët e tij

Berisha: Azem Hajdari u bë lider në pak kohë, vuri peng

Sot, në 29-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para familjarëve e politikanëve, e konsideroi Hajdarin figurë jashtëzakonisht të rëndësishme në histori.

“Nëse ka një njeri që është i gjallë edhe pas vdekjes unë them se është Azem Hajdari. Mos mendojë kush se unë e teprova me superlative. Ju siguroj që jo. Në rast se shkojmë në ditën e tij,  në rast se kthehemi në dhjetorin e tij do gjejmë një gjeni të guximit dhe vizionit njerëzor”, tha Berisha.

Më tej Berisha foli për aftësinë e Azem Hajdarit si lider dhe fitimin e besimit të studentëve. Berisha e konsideron Hajdarin lider epokal, te zakonshëm e jashtëzakonshëm.

“Ai kishte dy fëmijë por u bë lider duke vënë peng fëmijët e tij. Duke u thënë grupit të studentëve se kur t'ju tradhëtoj ju kam tradhëtuar Rudinën dhe Kirjadi”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.

Të fundit