Flash News

KRYESORE

Berisha: Çfarë raportoi ambasadorja Vlahutin në Bruksel për Tom Doshin dhe Armando Prengën

Në studion e emisionit ‘Zonë e Lirë’ ish-kryeministri Sali Berisha u pyet edhe sa i takon qëndrimeve të mbajtura nga ambasadiorët ehuaj të akredituar në vendin tonë për një sërë ngjarjesh.

Berisha solli në vëmendje qëndrimin, sipas tij, të mbajtur nga ambasadorja Vlahutin pas ngjarjes ku Tom Doshi akuzoi Ilir Metën. Ish-kryeministri tha se ambasadorja njoftoi në Bruksel se Tom Doshi do t’i bashkohet Partisë Demokratike.

“Shqipërisë ju bë gjëma me kanabisin dhe kjo zonjë nuk fliste. I ndodhi një gjë Tom Doshin, historia me Ilir Metën. Kjo zonja mbushi trupin diplomatik me të thëna se Tom Doshi do të kalojë tek PD. Armand Prenga qëllon tjetrin me revole në derë të shtëpisë dhe në komisariat. Në Bruksel u thuhets e kjo gjë është nxitur nga opozita për të bllokuar reformën në drejtësi”, u shpreh Berisha.

Të fundit