Flash News

KRYESORE

Berisha citon burime diplomatike: Loja Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës, lojë me zjarrin në Ballkan! (Propozimi që iu bë Tiranës më 1999)

Berisha citon burime diplomatike: Loja Rama-Vuçiç për ndarjen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar lajmet që janë publikuar së fundmi në Kosovë dhe në Shqipëri për planin për ndarjen e Republikës së Kosovës. Duke cituar burime diplomatike, Berisha thekson se kryeministri Edi Rama po mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe do të zhvillojë së afërmi një takim në Preshevë me presidentin Aleksandar Vuçiç.

Berisha e konsideron këtë lojën Rama-Vuçiç, lojë me zjarrin në Ballkan dhe i bën thirrje SHBA-së, BE-së dhe NATO-s që të hedhin poshtë këtë projekt.

Ai tregon se një propozim i ngjashëm i është bërë Tiranës nga Beogradi menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, por pala shqiptare e hodhi poshtë.

Në Kosovë flitet për ndarjen e vendit, pjesë e planit Serbia-Shqipëria-Greqia. Ftesa e Vuçiç për Austrinë dhe roli i Erdoganit

Reagimi:

Loja Rama-Vuçiç per ndarjen e Kosoves eshte loje me zjarrin ne Ballkan!

Edi Rama mbeshtet projektin atikombetar te Vuçiçit per ndarjen e Kosoves!

Te dashur miq, burime diplomatike bejne me dije se projekti serb per ndarjen e ne ne kuadrin e nje shkembim territoresh eshte mbeshtetur plotesisht nga Edi Rama. Madje ne kete kuader, burimet diplomatike thone se se afermi eshte planifikuar nje vizite e perbashket ne Presheve Vuçiç-Rama.

Te dashur miq, ky projekt perben hapin pare te madh ne kuadrin e rikthimit te Serbise se madhe. Beogradi, menjehere pas luftes, kerkoi me insistim te madh qe te zgjidhte me Tiranen problemin e aneksimit te Mitrovices se Veriut dhe shkembimit te territoreve, por hasi ne nje jo kategorike te pales tone. Nje projekt i tille, po te kemi parasysh se ne Ballkan kemi jo nje por disa Mitrovica, do te hape kutine e Pandores dhe te ndeze vatra konfliktesh me pasoja te paparashikueshme.

Me kete rast i them Edi Rames, qe perpiqet te mbuloje me akte te reja tradhetie shitjen e detit Greqise: hiq dore nga pazaret e flliqura prej apatridi ne veri te Kosoves se do te mbash pergjegjesine me te rende personale.

Ju bej thirrje SHBA dhe vendeve anetare te NATO dhe BE te hedhin poshte çdo projekt per ndarje te reja ne Ballkan pasi kjo do shenonte fillimin e nje cikli te ri konflktesh te rrezikshme ne rajon! Sb

Diskutime për ndarjen e Kosovës, Ambasada e Gjermanisë: Janë lojëra të rrezikshme

Deklarata për Kosovën e zv/kryeministrit neo-nazist shkakton tronditje në Austri; reagon Ambasada dhe Hahn, por jo kancelari

Të fundit