Flash News

KRYESORE

Berisha i del në mbrojtje Arminës: Ajo është blogere dhe promovon kundrejt një pagese

Berisha i del në mbrojtje Arminës: Ajo është blogere dhe

Armina Mevlani, nusja e djalit të ish-kryeministrit Berisha është “akuzuar” shpesh nga komentuesit se të ardhurat për jetën luksoze që ka, i merr nga i fejuari.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Byro Politike” me Baton Haxhiun, ka thënë se Armina reklamon në ‘Instagram’ kundrejt një pagese, duke kthyer mbrapsht në një farë mënyre “akuzat” e komentuesve.

“Ajo është një blogere. Mua më intereson e vërteta. Ajo është  partnerja e djalit tim, por nëse gjykohet për reklamat që u bën firmave ajo atë punë ka. Ajo reklamon kundrejt pagesës”, është shprehur Berisha.

Ndërkohë kujtojmë se Armina Mevlani, si një promovuese po arrin mjaft sukses në karrierën e saj si blogere.

Të fundit