Flash News

KRYESORE

Berisha denoncon me foto: Nënë e bijë anëtare të Këshillit Strategjik, Çuçi kryen hapur shkelje të  nepotizmit  

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon me foto se si ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi ka kryer një shkelje të hapur të nepotizmit në administratën publike.

Sipas denoncuesit që publikon Berisha, në mbledhjen e Këshillit Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural rezulton të jenë anëtare nënë e bijë, pra shefja e kabinetit Lorena Pellumbi dhe nëna e saj Brisilda Pellumbi.

Denoncimi:

Ja si lumturohen nene e bije nga burri i ish gruas se Edvinit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor.Shkelje e paster e nepotizmit ne MInistrine e Bujqesise. Ministri i Bujqesise Cuci ne mbledhjen e Keshillit Strategjik per Bujqesine dhe Zhvillimin Rural ka kryer shkelje te nepotizmit. Ne kete mbledhje eshte drejtoresha e kabinetit te tij Lorena Pellumbi, por edhe nena e shefes se kabinetit te tij, Brisilda Pellumbi. Kjo shkelje e paster e nepotizmit ne administraten publike. Bashkengjitur linkun dhe foton. Respekte i dashur doktor!

Të fundit