Flash News

KRYESORE

Berisha denoncon: Policia po fsheh krimin, shefi i komisariatit të Urës Vajgurore ka shtypur një njeri

Berisha denoncon: Policia po fsheh krimin, shefi i komisariatit të

Ish-kryeministri Sali Berisha bën publik denoncimin e ‘oficerit dixhtal’ se shefi i komisariatit të Urës Vajgurore, Gramoz Cjapi ka shtypur një person.

Sipas denoncuesit pavarsisht aksidentit, ndaj Cjapit nuk është marrë asnjë masë dhe është fshehur krimi, ndërkohë i aksidentuari është në gjendje të rëndë në spital.

Statusi i Berishës:

Çunat e krimit fshehin krimin!

Oficeri dixhital denoncon:

-fshehjen e krimit nga çunat e krimit. Keshtu, 

- shefi i komisariatit te Ures Vajgurore, Gramoz Cjapi ka shtypur nje njeri 

- me makinen e tij private pa siguracion dhe targa dhe policia nuk ka marre asnje mase ndaj tij! Kanabistet jane mbi ligjin. Droga eshte ligji i tyre! sb

"Pershendetje Z.Berisha un qe po ju shkruaj jam nje oficer policie Dvpqb para 4 ditesh shefi komisariatit Skraparit tashme i ures vajgurore me makinen e tij me targa t huaja pa letra pa siguracion ka aksidentuar nje shtetase qe sot eshte n gjendje t rende dhe ndodhet n spital n rrezik per jeten.Policia nuk ka mar asnje lloj mase ndaj drejtuesit t mjetit qe eshte aktualisht shef i komisariatit ura vajgurore qe i cili quhet Gramoz Cjapi po ju bashkangjisim dhe nje foto qe shtetasi G.Cjapi drejtonte diten e aksidentit.Ne keto raste je i paprekshem ku n krye t ksaj detyre t sjell partia socialiste Rilindja."

 

Të fundit