Flash News

KRYESORE

Berisha denoncon sjelljen prej gangsteri të policit me uniformë ndaj fatorinos së Kamzës

Berisha denoncon sjelljen prej gangsteri të policit me uniformë ndaj

Ish-kryeministri Berisha ka postuar një video të dërguar nga një qytetar i Kamzës, i cili denoncon rastin flagrant kur një patrulle policie shoqëron një fatorino autobusi pasi ky i fundi i kerkoi biletën polcit. Berisha e quan këtë rast, “sjellje prej gangsteresh me uniforme ndaj fatorinos qe i kerkon bileten!”

Ja mesazhi i përcjellë nga Berisha:

“Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

"Prsh kemi nje rast sot ne autobuzin e kamzes, nje polic pa uniform po kercenonte fatorinon, per ceshtje bilete, fatorono e zbriti ne tok pastaj ai shfrytezoj detyren me shoket e tij gangesterr me uniform duke arrestuar fatorinon.. kam vidio por ju lutem anonim, ai pa uniforme eshte polici gangesterr".

Duhet thënë se në të shumtën e rasteve policët që përdorin mejte publike, por edhe private, nuk paguajnë bileta, edhe pse ka një udhëzim që nuk i  përjashton ata nga ky detyrim. Por shpeshherë fatorinot apo drejtues privatë automjetesh nuk reagojnë, duke qenë ky një “rregull  i pashkruar”. Nga ana tjetër edhe performanca e fatorinove të linjës së Kamzës le shumë për të dëshiruar, pasi herë pas here janë konfliktualë dhe të pasjellshëm, duke debatuar e bërë sherre me qytetarë të ndryshëm. Në jo pak raste këta fatorino kanë rënë pre e dhunës, ndonjëherë edhe me pasoja fatale. Pa marrë në mbrojtje rastin e policit në fjalë, është momenti që t’i tërhiqet vëmendja kompanisë që administron këtë linjë autobusi, pasi është vetë ajo që nxit këtë dhunë verbale të fatorinove dhe shoferëve të kësaj linje.

 

Të fundit