Flash News

KRYESORE

Berisha dhe Mediu takim pune me këshilltarin e Trump, tri pikat e ‘nxehta’ ku u fokusua diskutimi

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kanë zhvilluar një takim pune në zyrtarë të lartë amerikanë.

Mediu në një status në rrjetet sociale tha se ata u takuan me këshilltarin e Trump, ish kryetarin e Bashkisë New York, Rudi Guiliani, Ish-Sekretarin për Homeland Security, Tom Ridge dhe diskutimi mes tyre u fokusua në pikat e ‘nxehta’ të aktualitetit shqiptar.

“Takim dhe mëngjes pune me Këshilltarin e Presidentit Trump, Ish kryetarin e Bashkisë New York Rudi Guiliani, Ish Sekretarin për Homeland Security Tom Ridge dhe Ish kryeministrin Dr Berishën.

Diskutimi u përqendrua rreth krizës politike ne Shqipëri, krimi korrupsioni dhe shkatërrimi I lirive te qytetarëve shqiptarë.

Rama po e çon Shqipërinë drejt shkatërrimit të sistemit kushtetues dhe pluralizmit për interesa të tij personale duke ndërtuar një narko-shtet”, shkruan Mediu.

Të fundit