Flash News

KRYESORE

Berisha dhe Mesiç kundër ndryshimit të kufijve: Kosova është shtet i pavarur; të mos plotësohen dëshirat e Millosheviçit

Berisha dhe Mesiç kundër ndryshimit të kufijve: Kosova

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në takim ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç, të cilin ai e konsideroi një kroat të madh por edhe një shqiptar të madh.

Në daklaratën për ‘Fax News’, Berisha tha se me Mesiç diskutuan për situatën në rajon e veçanërisht për përpjekjet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiçit, për krijimin e “Serbisë së Madhe”.

“Veprimet e argatëve të Beogradit në Prishtinë që kanë marrë në dorë flamujt e “Serbisë së Madhe” pavarësisht faktit se në Kosovë këto argatë nuk i mbështët askush tjetër përvec listës serbe, kaosi që shkaktojnë është jo i vogël”, tha Berisha.

Berisha komentoi edhe deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, gjatë takimi në Pejë, kur ky i fundit tha se e ka mik presidentin Vuçiç.  Sipas ish-kryeministrit, ky qëndrim i Ramës është i papranueshme ku vetëm pak kohë më parë presidenti serb, nga veriu i Mitrovicës bëri deklarata të ngjashme me ato të kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviçit.

Ndërkohë, Stip Mesiç u shpreh se ishte njohur kohët e fundit mbi situatën që ka ngjallur ideja e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova është shtet dhe është një shtet i pavarur. Asgjë nuk mund të ndodh që në Kosovë të plotësohen dëshirat e Millosheviçit ose të këtij të tashmit. 100 mijë të rënët në luftën e Kosovës janë pasojë e sjelljeve të Millosheviçit dhe do të ishte katastrofike që sot të bëhej e njëjta gjë, pra të vazhdohet të ndiqet politika e tij”, deklaroi ish-presidenti kroat.

Të fundit