Flash News

KRYESORE

Berisha: Edvin Droga futi OSBE në krizë, si tentoi të bëjë pazare duke i vënë kazmën arritjes së konsensusit

Berisha: Edvin Droga futi OSBE në krizë, si tentoi të

Ish kryeministri Sali Berisha, në një status në Facebook shkruan se për herë të parë në histori OSBE nuk zgjodhi dot sekretarin e përgjithshëm dhe zyrtarët e tjerë pas skadimit të mandatit të drejtuesve aktualë. Për këtë Berisha thotë se shkaktar është kryeministri Rama i cili kryeson OSBE këtë vit.

Duke cituar burime diplomatike që preferojnë të mbeten  anonim, Berisha argumenton se si pasojë Rama nuk ka gjetur konsensus mes vendeve anëtare për kandidaturat e paraqitura pasi mendonte për pazare.

Më tej Berisha shkruan:

Kryesuesi i rradhes te OSBE eshte ministri i jashtem i narkoshtetit te vetem ne Europe, Edvin Droga. Ai sipas burimeve diplomatike qe preferojne anonimatin nuk u pranua per vizite nga homologet e tij te disa vendeve.

Diplomate te tjere qe kane lexuar raportin e OSBE qe akuzon Ramen per 200 milione dollare te paligjshme, ndaj te cilit nuk nxori as dhe nje fjale te vetme kundershtuese, mendojne edhe me keq. Sipas perfaqesuesve te ketij grupi qe nuk duan te identifikohen, kriza erdhi sepse Edvin Droga ka tentuar te beje pazare te leverdisshme per te, me te cilat i ka vene kazmen arritjes se konsensusit.

Te trete, duket kolege nga rajoni besojne se kreu i radhes nuk pati kohe te merreh me arritjen e konsensusit per emerimin e zyrtareve me te larte te OSBE sepse:

a) po merrej me mbjelljet masive pranverore te

kanabisit, kuptohet atij “medicinal”dhe se

b) ishte teper i zene ne negociata per prishjen e konsensusit te arritur dhe te firmosur nga forcat politike ne vendin e tij per reformen zgjedhore.

Miq, kryesimin e radhes se OSBE Edvin Kristaq Droga e trashegoi nga qeveria e meparshme, per ta personalizuar ai emeroi veten minister te jashtem dhe mendoj se i erdhi radha te fuse per llogari te Beogradit marreveshjen Kosove - Serbi ne agjenden e tij dhe se do zgjidhe krizen e Ukraines.

Ne fakt e vetmja gje qe beri eshte se solli krizen ne vet Seline e OSBE ne Vjene.

Se fundi, diplomat ne ministrin e jashtme te Shqiperise flasin poshte e perpjete se fajn e ka Saliu pasi kryesimi i OSBE nga Shqiperia, per te cilin po diskretitohemi, u vendos ne kohen e tij.

Si perfundim miq, kesaj i thone nje mbyllje me faqe te zeze. sb”

Të fundit