Flash News

KRYESORE

Berisha: Është fshehur përdhunimi i një të mituri në Krujë. Policia: Nuk dhamë detaje për të mos cenuar fëmijën

Berisha: Është fshehur përdhunimi i një të mituri

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot një mesazh ku pretendohej se policia ka fshehur përdhunimin e një fëmije , për shkak se agresori është i afërm i kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi.

Menjëherë pas publikimit të mesazhit nga Berisha ka reaguar Policia e Krujës, e cila sqaron se autori i dyshuar është arrestuar dhe njoftimi për aksionin është bërë publik në faqen zyrtare, por nuk janë dhënë më shumë detaje për të mos cenuar privatësinë e fëmijës.

Reagimi i Berishës:

Narkopolicia fsheh krimin e shemtuar te pedofilit qe perdhunon ** vjeçarin! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirëmbrëma z Berisha. Mbrëmë, më dt 28 prill, në fshatin ****, njësia administrative ****, bashkia Krujë, është përdhunuar një fëmijë i moshës ** vjeç dhe i dyshuari është ndaluar nga policia. Por, përdhunuesi është i familjes Toci, me origjinë nga Burreli dhe me lidhje gjaku me Gjek Bushin ose babain e kryetarit të bashkisë Krujë, Artur Bushi. Ky kryetari bashkisë Krujë, Artur Bushi po bën të pamundurën që ky lajm të mbyllet e kjo çështje të mbyllet is një veprim, e jo si një përdhunim i të miturit për hakmarrje. Në publik ose në biseda private në lokale, bashkia Krujë etiketohet si “bashki moldave”. Se nga kryetari z artur si nga presidenti i firmes bami qe nderton e vjedh miliona euro ne tenderin e qytetit. si nga drejtori i ujerave e kanalizimeve kullimeve e emergjences z besnik i katapultuar nga bulqiza ne bashkin kruje jane tutor prostitutash. Edhe bashkia po ngjan si pasarele mode.ju lutemi denoncojeni kete akt te shemtuar e krim makaber kundrejt femijeve e femrave qe shfrytezohen seksualikisht per vendin e punes.”

Reagimi i Policisë Krujë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media,  me pretendimin se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur ngjarjen ju sqarojmë se:

Rasti që është trajtuar në media  që bën fjalë për një shtetas, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, ju informojmë se autori i dyshuar  shtetasi D.T, është arrestuar.

Policia nuk  e ka  fshehur si ngjarje, e ka publikuar si lajm në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit pa  dhënë më tepër detaje,  me qëllim për të ruajtur dhe mos cenuar të drejtat e fëmijës.

Neni përkatës tregon edhe veprën penale që dyshohet se ka kryer shtetasi i arrestuar.

Vijojnë hetimet dhe pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor në zbardhjen e plotë të saj.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

Të fundit