Flash News

KRYESORE

Berisha fajëson Ramën dhe Tahirin: Negociatat mund të mos hapen as në 2019

Berisha fajëson Ramën dhe Tahirin: Negociatat mund të mos hapen

Ish-kryeministri Sali Berisha, të martën, i ftuar në emision ‘Përballë’ në RTSH është shprehur se negociatat me BE-në mund të mos hapen as në 2019 dhe as gjatë mandatit të dytë të Edi Ramës.

Sipas ish-kryeministrit, kjo ndodh për shkak të bëmave të qeverisë së Ramës.

‘E mbani mend, Edi Ramën që thoshte se do hapen negociatat që në mandatin e parë. Por kjo gjë nuk u bë. Europa dhe SHBA i shohin të gjitha bëmat e kësaj qeverie dhe Departamenti i Shtetit me anë të ambasadës së SHBA në Tiranë ka folur shpesh për Saimir Tahirin. Me bëmat e kësaj qeverie, mund të mos hapen negociata as në mandatin e dytë. Nëse Edi Rama kërkon ti dërgojë mesazhe Europës, ta bëjë me anë të zyrës në Tiranë dhe jo të shkojë në Kosovë’, ka pohuar ish-kryeministrit Sali Berisha përballë gazetarit Lutfi Dervishi.

Të fundit