Flash News

KRYESORE

Berisha flet për ‘marrëveshjen e fshehtë’ Rama-Tsipras në Londër: Ja çfarë humbet Shqipëria

Berisha flet për ‘marrëveshjen e fshehtë’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar atë që ai e quan “marrëveshjen për copëtimin e ri të trojeve shqiptare”, e firmosur në Londër nga kryeministri Edi Rama dhe homologu grek, Aleksis Tsipras.

Sipas Berishës, me këtë marrëveshje Rama i ka falur Greqisë një sipërfaqe prej 1200 km hapësirë detare, si dhe fushat e gazit dhe naftës në detin Jon.

Berisha kërkon nga qytetarët shqiptarë të mos pranojnë asnjë marrëveshje të fshehtë që copëton trojet shqiptare.

Reagimi i Sali Berishës:

Kryeministri Cipras zhvesh cullak Zografin e dyte!

Te dashur miq, Kryeministri i Greqise Cipras pohon publikisht marreveshjen e tij me Zografin e dyte per coptimit te ri te trojeve shqiptare ne Londer! Ne kete marreveshje Edvin Zogarfi i ka falur Greqise nje siperfaqe prej 1200 km dhe fushat e gazit dhe naftes me triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi. Per te kuptuar se çfare permban marreveshja e Londres mjafton te lexoni deklaraten e Kryeministrit Cipras pas takimit me Zografin e dyte ne Londer, ne te cilen ai haptas flet per arritjen e “nje zgjidhje që ka të bëjë me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme anës greke, por nuk dua të hyj në detaje”.

Mendoj se per çdo shqiptar qe e ndjen veten te tille keto fjale nuk kane nevoje per asnje koment.

Po rikujtoj ketu se ministri i mbrojtjes i Greqise ka deklaruar ne media se me marreveshjen e detit me Shqiperine zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaron se zgjidhja (marreveshja) i jep avantazh te rendesishem Greqise ne Zonen Ekskluzive Ekonomike (zonen e naftes dhe gazit).

Edvin Kristaq Rama, per te mbuluar aktin e shitjes dhe coptimit te dyte per karrigen e tij te trojeve shqiptare, ankohet ne Bruksel se shqiptaret po e quajne tradhetar.

Me kete rast u bej thirrje shqiptareve te mos pranojne me asnje çmim marreveshjen e fshehte te Londres ‘Cipras - Zografi i dyte’ te coptimit te trojeve shqiptare!

Të fundit