Flash News

KRYESORE

Berisha flet për një takim mes ndërmjetësit të Ramës dhe Tahirit; këto janë temat që diskutuan për 3 orë

Berisha flet për një takim mes ndërmjetësit të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar në “Facebook”, se Edi Rama ka dërguar sot në shtëpinë Tahirit ndërmjetësin Gaz Demi, i cili ka qëndruar për rreth 2 orë e 40 minuta me ish-ministrin e Brendshëm.

Sipas Berishës, dyshohet se temat e diskutimit ishin në lidhje me Agron Xhafën, deklaratat e Nazer Seitajt në Itali dhe qëndrime e Tahirit ndaj zhvillimeve të tjera në vend.

Statusi i plotë:

Takim Saimir Tahiri -Gaz Demi!

Sapo perfundoi takimi prej 2 ore e 40 min midis te derguarit te Rames, Gaz Demi me Saimir Trafikun ne shtepine e ketij te fundit.

Te dashur miq, sot Gaz Demi, me urdher te Rames vizitoi Tahirin dhe bisedoi me te per rreth 2 ore e 45 min.

Tema e bisedimeve ishte:

Nazeraj dhe deklaratat e tij ne Itali

Fati i Fatzi Xhafes dhe banda e Agronit

Qendrimet e Tahirit ndaj zhvillimeve me te fundit

Nje leter qe Olsi Rama i dergonte Saimir Trafikut!

Beteja midis familjeve mafioze te kryeqytetit vazhdon. sb

Të fundit