Flash News

KRYESORE

Berisha flet për terror në Bashkinë e Vlorës: Dritan Leli është marrë peng me pistoletë në kokë nga ‘Beni i Nazmies’

Berisha flet për terror në Bashkinë e Vlorës: Dritan Leli

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të informacioneve në media, ku thuhej se se dy anëtarë të dy grupeve shumë të fuqishëm në qytetin e Vlorës, jane përplasur në Bashkinë e Vlorës për një leje ndërtimi në një truall në afërsi të rrugës Transballkanike.

Berisha jep detaje duke sqaruar se Dritan Leli eshte marre peng ne zyren e tij me pistolete ne koke nga Beni i Nazmies, që me pas ka kercenuar edhe tre juristet e bashkise, pasi ai kerkon t'i prishe nje pallat per t'ia dhene token nje personit tjeter te rrezikshem.

Ngjarja është mbajtur e fshehur nga policia, ndërsa Leli ka shtuar stafin e sigurisë. Thuhet po ashtu se nënkryetari i bashkisë, Shkëlqim Rama ka dhënë dorëheqjen.

Statusi i plotë:

Narkokryetari i bashkise, Leli merret peng!

Ai eshte anetar i bandave kriminale!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor Berisha. Vlora eshte ne ditet me te keqija te terrorit.Prej dy javesh policia e vlores po mban te fshehur nje ngjarje kriminale. Kryetari i bashkise vlore Dritan Leli eshte marre peng ne zyren e tij me pistolete ne koke nga Beni i Nazmies (Arben Licaj i denuar me pare per vrasje) i cili me pas ka kercenuar edhe tre juristet e bashkise. Ceshtja ka te bej me pallatin qe ka bere Beni Nazmies, te cilin Dritan Leli bashke me vellain e tij Eduard Leli duan tja prishin dhe tja japin token per pallat Julian Metushit nje kapobande tjeter ne qytet. Dritan Leli detyron juristet te firmosin dhe ata nuk pranojne, pasi nga njera ane ata jane te frikesuar nga Beni Nazmies dhe nga ana tjeter se do humbin vendin e punes. Juristet e bashkise kane denoncuar ne polici dhe nuk e kuptoj pse policia nuk po leviz dhe pse e mban te fshehur. Leli eshte bere pjese e bandave ne qytet duke u dhene leje per pallate, hotele, tendera etj. Pritet qe te kete prap perplasje me arme ne vlore. Po jetojm dit te veshtira. Na ruajt zoti femijt. Kemi shume besim te ju doktor se do nderhyni si duhet.

Të fundit