Flash News

KRYESORE

Berisha flet për zgjedhjen e Metës President, zbulon gabimin fatal të ish-kreut të LSI

Berisha flet për zgjedhjen e Metës President, zbulon gabimin fatal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot zgjedhjen e Ilir Metës si President i vendit.

Në një intervistë në ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ Berisha tha se Presidenti i i ri u zgjodh në një moment thellimi krize dhe se për zgjedhjen e tij ka patur marrëveshje. Sipas Berishës, Meta ndërhyri në një moment kritik dhe bëri një gabim fatal kur votoi kushtetutën pasi sipas tij ato nene shpallin Ramën monark.

"Unë mendoj se Presidenti i i ri u zgjodh në një moment thellimi krize, vendi kishte nevojë për një proces në zgjedhjen e Presidentit, siç u bë në rastin e Nishanit, pa patur probleme të tilla madhore. Kjo zgjedhje në vlerësimin tim ka patur marrveshje që postin e Presidentit ta kishte LSI, ndonse mazhoranca pretendonte se kishte votat, nuk kishte pretendime për postin e Presidentit. Në këtë kontekst unë kam shprehur se kjo zgjedhje thellon krizën dhe përbën problem serioz. Meta nuk la rast pa e goditur Ramën, qoftë edhe për çështjen në drejtësi. Mes tyre nuk ka patur mardhënie të lumtur, Rama mendon se duke e bërë President do të shtrijë tentakulat e tij mbi LSI. Meta ndërhyri në një moment kritik dhe bëri një gabim fatal kur votoi ato nene kishin qëllim të shpallnin Ramën monark" tha Berisha.

Të fundit