Flash News

KRYESORE

Berisha ‘ftesë publike’ Ramës: Edvin, më 13 maj dil dhe rri në dritare, do tmerrohesh…

Berisha ‘ftesë publike’ Ramës: Edvin, më 13 maj dil

Sali Berisha i ka sugjeruar Edi Ramës që të kryejë më 13 maj të njëjtin veprim provokues që ai vetë bëri ndaj socialistëve në vitin 2009-të.

Duke folur nga çadra, Berisha e ftoi Ramën që të shtunën, kur opozita do të protestojë përpara zyrës së tij, të qëndrojë në dritaren e Kryeministrisë. Sipas Berishës, nëse Rama do e bëjë këtë veprim atëherë çadra do i duket si mali Everest dhe për të do jetë një tmerr i vërtetë.

“Të ftoj të rrish në atë dritare më 13 maj dhe të garantoj që ne protestën e kemi paqësore, por një gjë të siguroj, Edvin, çadra do të duket Everest, ateherë do të shohësh ti se çfarë është çadra, do tmerrohesh. Ne jemi të vendosur në protestën tonë paqësore”, u shpreh Berisha.

Këtë veprim që Berisha i sugjeron Ramës e ka bërë vet në vitin 2009-të, ku socialistët, në të njëjtin vend ku sot ndodhet çadra e PD-së, protestonin për hapjen e kutive. Ish-kryeministri provokoi në atë kohë protestuesit e PS duke ngritur dy gishtat lart.

Të fundit