Flash News

KRYESORE

Berisha i pakursyer ndaj televizionit ku është i ftuar: Tërësisht i kontrolluar nga qeveria!

Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar sonte në emisionin “Java” në RTSH është shprehur i pakursyer ndaj televizionit publik.

Berisha e konsideron RTSH tërësisht të kapur nga qeveria, ndërsa u shpreh se në kohën kur në krye të qeverisë ka qenë vetë ai , ky televizion ka patur kulmin e lavdisë.

“Kam ardhur te ky emision por nuk mund të them se kam një pajtueshmëri të plotë me politikat editoriale që ka ky televizion, në veçanti me opozitën. Në tërësinë e vet, ky është një rrjet televiziv tërësisht i kontrolluar nga qeveria, çka e cilësoj aspak të dobishëm. Në kohën time  ky televizion ka patur kulmin e lavdisë” tha ndër të tjera deputeti demokrat.

Më tej ai shtoi se fakti që është i pranishëm në emision, tregon që  sipas tij “Java” është një dritare lirie.

Të fundit