Flash News

KRYESORE

Berisha i përmend me emra: Opozita ka një arkiv të pasur të organizatës kriminale të Rilindjes

Berisha i përmend me emra: Opozita ka një arkiv të pasur të

Ish-kryeministri Sali Berisha, u ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” u shpreh se opozita ka një arkiv të pasur të organizatës kriminale të Rilindjes, dosje e cila i rrit besueshmërinë.

Opozita ka fakte dhe argumente. Rritja e besueshmërisë së opozitës, ka bërë që ajo të disponojë një arkiv të pasur të organizatës kriminale të Rilindjes. Lidhje të ministrave të Ramës me krimin, lidhje me botën e trafikut të Olsi Ramës. Vëllai i Ramës, ka të dhëna objektive, që të paktën 6 herë ka kaluar kufirin me makinën e drogës së grupit Xibraka. Opozita ndjek një strategji në demaskimin e kësaj organizate kriminale”, u shpreh Berisha.

I pyetur më tej se kur do të bëhet publike dosja, Berisha u shpreh se nuk është në dijeni, por përmendi disa raste ku nga akuzat e opozits kanë shpërthyer skandale.

“Nuk kam dijeni kur do bëhen publike. Opozita ka dhënë kontribut të madh. N.q.s Tahiri është ai që është sot, është opozita ajo që vite para damkosjes nga drejtësia e damkosi si kryetar të bandës së Habilajve. Por ende nuk ka arritur të shkulë kreun e Meduzës, kallam dështakun Edi Rama. Nuk shoh asnjë kusht për zgjedhje. Nëse ju do njiheni me dosjen 139 ju do kuptoni se zgjedhje nuk ka. Opozita disponon kohët e fundit, 2-3 javët e fundit, është pasuruar me dokumente, por ajo dosje është famoze. Por nuk është e vetmja. Nuk ka “dil merr një ton kokainë”, por ka vrasjen e procesit të lirë zgjedhor. Këtë ajo dosje fakton sesi Rama vrau votën e shqiptarëve.

Dosja 339 fakton lidhjet e ngushta të Gjushit me Avdylajt. Lidhjet e 2 ministrave me Avdylajt. Fakton lidhjen e Ardian Çelës së OSHEE-së me Avdylajt. Fakton sesi miliona u hodhën në zgjedhje. Ai është favoriti kryesor i familjes Rama. Është njeri i çmuar për ta. Fakton se familja Ndoka, më i dashuri i Ramës, ka marrë të gjithë tokat në bregdet nga Shëngjini në Velipojë. Fakton se ministrat dhe eksponentë të lartë si Ditëzi Bushati janë ngushtësisht të lidhur me bandat e Shkodrës, me Safet Rustemin dhe Pëllumb Gjokën. Ditmiri më shumë flet me Pëllumbin sesa me Ruçin”, tha më tej Berisha.

Të fundit