Flash News

KRYESORE

Berisha i shpreh ngushëllimet familjes ruse që humbën vajzën në Ksamil

Berisha i shpreh ngushëllimet familjes ruse që humbën vajzën

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet familjes ruse e cila humbi vajzën e tyre 15 vjeçare, gjatë kohës kur po kalonin pushimet në Ksamil.

Berisha shprehet se i bën thirrje po ashtu Prokurorisë të vendosë me rreptësinë më të madhe para ligjit vrasësin e 15 vjeçares .

Statusi i plotë:

Të dashur miq!

Një ngjarje tjetër fatale tronditëse ndodhi këto dite, ku një turiste ruse, vajze 15 vjeçare, që kishte ardhur me nenën e saj për të festuar 15 vjetorin në Ksamil.

Një mjet lundrues i keputi asaj jeten dhe iku si hiene dhe e la pa ndihme te vdekur ne ujrat e Jonit. Akt makaber i ndodhur edhe me pare ne Himare me nje turist tjeter rus.

Me kete rast le ti shprehim ne nenes dhe familjes se viktimes ngushellimet me te sinqerta dhe denojme me forcen me te madhe krimin e shemtuar.

I bejme thirrje prokurorise te vendose me rreptesine me te madhe para ligjit vrasesin e saj. Por theksojme gjithashtu se kete vere deri tani ne ujrat e brigjeve tona kane humbur jeten 15 pushues. Qe te gjithe pa perjashtim per mungese te plote te çdo lloj kujdesi, ndihme apo kontrolli per pushuesit qe kalojne pushimet ne brigjet tona.

Ky eshte nje tregues konkret i deshtimit te shtetit ne menaxhimin e sezonit turistik. Kjo mungese vemendje dhe vizioni nga qeveria e Norieges ndaj turizmit ne Shqiperi, dhe fokusimi dhe promovimi i turizmit te kanabisit eshte tregues sesi Shqiperia do te jete ne 4 vitet ne vazhdim. Demi qe i shkaktohet Shqiperise ne arenen nderkombetare si ne aspektin e turizmit, ashtu edhe ne ate sigurise eshte i madh.

Duke denuar me forcen me te madhe paaftesine e qeverise aktuale per te garantuar sigurine e turisteve vendas dhe te huaj ne sezonin turistik, i bej thirrje prokurorise te vere para ligjit te gjithe ata qe nuk marrin masat e parashikuara per parandalimin e ketyre tragjedive. sb

Të fundit