Flash News

KRYESORE

Berisha ia kujton Ramës: Inagurimin e bëra unë, sot mburresh me “gënjeshtrën” e bërë realitet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga liqeni i Banjës, duke treguar dhe rrugët e asfaltuara dhe të përfunduara tërësisht.

Mirëpo, Berisha i kujton Ramës se në fakt inagurimin e asaj rruge e ka bërë vet ai ne vitin 203, atëherë kur Rama e quante gënjeshtër të qeverisë së asokohëshme. Por sot, teksa Rama publikon videon, i drejtohet Berisha duke i thënë se po përshëndet shqiptarët me “gënjeshtrën” e bërë realitet.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje fantastike të liqenit të Banjës dhe të rrugës së re Banjë-Gramsh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në mëngjes.

 

“Sot Rama mburret me "mashtrimin e Berishes". Me 13 maj te vitit 2013, une inaugurova fillimin e punimeve ne Kaskaden e Devollit. Rama ne ate kohe iu deklaroi qytetareve ne Gramsh se "kjo ishte genjeshtra e radhes e Berishes". Ndersa sot ai poston video dhe pershendet shqiptaret me kete "genjeshter" te bere realitet. sb”, ia kthen Berisha.

 

 

 

 

Të fundit