Flash News

KRYESORE

Berisha, ironi me Blendi Fevziun: Gëzuar festën kombëtare të Opinionit!

Berisha, ironi me Blendi Fevziun: Gëzuar festën kombëtare të

Një ditë pas “festës” maratonë të gazetarit Blendi Fevziu, kurorëzuar me festën e madhe në sheshin “Nenë Tereza” në Tiranë, me rastin e 20-vjetorit të emisionit “Opinion”, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Me një postim në faqen e tij ne Facebook, Berisha ka dhene nje urim, ne te cilen nuk mund te mos dallosh nje lloj ironie.

Buenos días Gabrel Garcia, Buenos días!Miremengjes kombi im, miremengjes! Gezuar festen kombetare te Opinionit! Gezuar! Sb”

Në “festën” e Fevziut ishin të prasnishëm të gjithë politikanët e lartë, përveç Berishës. Sipas Fevziut “ka pasur një hatërmbetje pas një emisioni të janarit 2013 dhe pas atij emisioni midis nesh nuk ka pasur komunikim. Arsye dhe detaje nuk di ti them unë, ato mund t’jua shpjegojë Berisha. Që nga ai moment ne nuk kemi komunikuar më dhe a komunikim nuk vihet në emision. E kam thënë shumë herë versionin tim, por nuk ka asgjë më shumë se sa kaq.”

 

Të fundit